Edhe pse në parim është pajtuar me të, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se propozimi europian nuk është produkt negociatash duke qenë se sipas tij, në 18 gusht të vitit të kaluar është hapur vërtet diskutimi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, por nuk ka pasur takime për atë temë, "ku pala tjetër nuk ka qenë as e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe triejavë pas atij takimi, erdhi propozimi”, u shpreh ai.