Top Channel/ Prangosen 2 vajza në Korçë, denigronin adoleshentët prej 4 vitesh
07/02/2025 23:13

Dy vajza 19 dhe 17 vjeçare fshiheshin pas faqes së instagramit që u kthye në makth për të rinjtë e Korçës pasi postonin foto, video intime dhe statuse denigruese dhe bullizuese për bashkëmoshatarët e tyre. Të rejat nga Korça përfunduan në pranga pasi u identifikuan falë operacionit “CyberShield” ku u angazhuan strukturat ligjzbatuese për Hetimin e Krimit Kibernetik, policisë dhe prokurorisë. Skandali u zbulua pas denoncimit të bërë nga një oficere e sigurisë në shkolla ndërkohë që të rinjtë e denigruar dhe bullizuar bënë thirrje pubike që personat përgjegjës të viheshin para përgjegjësisë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se pas hetimit intensiv, u identifikuan dhe ndaluan dy shtetaset, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale. Por cili ishte roli i tyre ?! P. M, 19 vjeçe, banuese në Korçë, ishte administratorja e profilit të krijuar në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin materiale me përmbajtje bullizuese dhe denigruese. Ndërsa 17-vjeçarja tjetër, banuese në Korçë, ishte përgjegjëse për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit. Ky aplikacion shfrytëzohej për të ruajtur anonimatin e kujtdo që dërgonte materiale për tu publikuar në faqe. Për 3 netë radhazi dhjetëra të rinj të moshës 14 vjeç u vunë në shënjestër të faqes që bullizonte, shpërndante foto dhe video dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram. Të rinjtë pohuan se kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte pasi faqja ishte hapur prej 4 vitesh dhe bënte postime në mënyrë periodike ndërsa këtë herë ishin hedhur edhe materiale foto dhe video të vajzave të mitura çka e rëndoi më tej situatën duke ngritur alarmin për të identifikuar dhe kapur autoret e krimit të cilat tani do të përballen me drejtësinë.

Top Channel/ Shuhet Mane Lumani. Parodisti vlonjat humb betejën për jetën në moshën 79-vjeçare
01/03 23:46
Top Channel/Përrenjas-Librazhd, ARRSH simulon planin e rrëshqitjes në Dragostunjë
01/03 23:30
Top Channel/ Qytetarë, aktivistë dhe opozita: Nuk duam që Greqia të përfshihet në konflikt
01/03 23:26
Top Channel/ Kundërpërgjigjet Irani. 9 të vrarë në Israel. Ka viktima në Dubai dhe Kuvajt
01/03 23:23
Top Channel/ Kush janë 3 burrat që po drejtojnë Iranin?
01/03 23:17
Top Channel/ Trump: Jemi në drejtimin e duhur. Shkatërrohet selia e Gardës Revolucionare të Iranit
01/03 23:15
Top Channel/ Lezhë, mbahet Dita e Arbëreshëve. Kujtohen rrënjët, kultura dhe tradita e përbashkët
01/03 22:42
Portokalli, 01 Mars 2026 – Familja Astari (Daddy përplas mësuesen )
01/03 22:30
Top Channel/ Korçë, festohet dita e verës me ndizjen e zjarreve tradicionale
01/03 20:40
Top Channel/ Durrës, nis sezoni turistik, ka vizitorë nga vende të ndryshme të botës
01/03 20:38
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, pasi u shkarkua kërcënoi punonjësit
01/03 20:36
Lufta me Iranin, Top Channel raporton nga Izraeli nën breshëri raketash
01/03 20:31
Ditari i Tranzicionit Ekonomik- Prof. Anastas Angjel – Vitrina e Librit
01/03 20:27
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:24
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:23
Top Channel/ ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Prrenjas
01/03 20:13
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top Channel/ Prrenjas–Librazhd: Të hënën vendoset për hapjen e rrugës së re
01/03 20:04
Top Channel/ Shqiptarja rrëfen sulmin në Dubai: “Raketat na kapën në befasi”
01/03 20:01
Top Channel/ Irani nuk ndal sulmet mbi Dubain, panik në rajon; kërcënon Hezbollahu
01/03 19:57
DIGITALB DIGITALB