Përdorte katër emra të ndryshëm për t’i shpëtuar drejtësisë, kapet në Laç 53-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma është arrestuar në Laç, gjatë një operacioni policor të koduar “FOUR”. I dyshuari, i identifikuar si Kastriot Marku, mbante katër emra duke përdorur edhe: Erjon Prenga, Ervis Murati dhe Landi Lleshaj.