Një 45-vjeçar nga Kosova u prangos në pikën kufitare të Morinës pasi u kap me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin e kosovarit që po tentonte të hynte në territorin shqiptar, uniformat blu zbuluan një pistoletë dhe municion luftarak, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.