Policia e Sarandës ka arrestuar një 28 vjeçar i cili dyshohet se ka dijeni se kush janë autorët që fshihen pas zhdukjes së dy shokëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Policia e qytetit bregdetar e ndaloi Sofokli Baxherin para tre ditësh, ndërsa sot gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe dhenia e "Deklaratave të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”