Kasti i “Dancing With The Stars”, së bashku me balerinët profesionistë, i janë bashkuar nismës së Fondacionit Dritan Hoxha në prag të Krishtlindjeve. Ndalesa e parë e tyre ishte në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë. Falë mbështetjes së “Lobby Home” u dhuruan dyshekë të rehatshëm për të moshuarit, të cilët kaluan një ditë ndryshe. Morën shumë dashuri dhe festuan duke kërcyer e kënduar.