Të alarmuar nga rreziku i një shpërthimi të mundshëm, këtë të mërkurë banorë të Porto Romanos në Durrës braktisën shtëpitë e tyre, ndërsa shkolla 9-vjeccare “Met Hasa” në këtë zonë ndërpreu mësimin dhe largoi nxënësit si masë sigurie për jetët e tyre. Shkak u bë një rrjedhje masive gazi nga fabrika e tregtim ambalazhimit të gazit që ndodhet në këtë zonë të banuar. Cclirimi i gazit shkaktoi ndotje të ajrit në një rreze të gjerë, si dhe probleme shëndetësore te mjaft banorë dhe nxënës të shkollës.