Top Channel/ Prag paqeje! Trump telefonon Zelenskyn pas sherrit: Bisedë shumë e mirë!
19/03/2025 19:54

19 ditë pas sherrit të bujshëm diplomatik në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt, që bëri xhiron e botës, krerët e SHBA dhe Ukrainës kanë zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë të gjatë telefonike, por këtë herë krejtësisht ndryshe. Për 60 minuta, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky biseduan në telefon, në një frymë tashmë pozitive dhe me shpresën për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë. Vetë Trump njoftoi përmes një postimi në rrjetin “Truth Social” se kishte një bisedë shumë të mirë telefonike me Zelenskyn. “Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e djeshme me Presidentin Putin, me qëllim që të harmonizohen kërkesat dhe nevojat e Rusisë dhe Ukrainës. Jemi në rrugën e duhur”, shkruan Presidenti Trump. Më tej, Kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson se palët janë duke shkuar drejt një rruge të përbashkët, dhe që i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Mike Waltz që të bëjnë një përshkrim të duhur të pikave që janë diskutuar. Nga ana e tij, Presidenti Zelensky konfirmoi se këtë të mërkurë Rusia dhe Ukrainë kanë kryer një shkëmbim të të burgosurve të luftës. 175 ushtarë janë kthyer nga territoret e kontrolluara nga Kievi, dhe në këmbim Moska ka kthyer një numër të barabartë trupash ukrainase të kapur, si dhe 22 ushtarakë të plagosur rëndë. Ndërkohë, Kremlini konfirmoi këtë të mërkurë se Presidenti Vladimir Putin do të takohet me homologun Donald Trump, në Arabinë Saudite, vetëm një ditë pas telefonatës 90-minutëshe mes tyre, ku Rusia ra gjithashtu dakord të pezullojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës për 30. Hera e fundit që Rusia dhe Ukraina shkëmbyen robër luftarakë ishte në tetor 2024, kur secila palë liroi 95 të burgosur.

Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04