Protestat e përhapura në më shumë se 100 qytete dhe provinca të Iranit rrezikojnë ta përshkallëzojnë situatën, jo vetëm në përplasje të brendshme regjim-protestues, por edhe në një luftë me ndërhyrje të jashtme. Sipas The Times, shtetet e bashkuara dhe Izraeli kanë diskutuar ndërhyrjen në Iran madje Presidenti Trump po mbledh informacione nga zyrtarë të lartë në administratën e tij mbi opsionet e mundshme për t’ ju përgjigjur shtypjes së protestave në Iran. Reagimi i SHBA-ve dhe Izraelit raportohet se do të përfshijë sulme të mundshme ushtarake, përdorimin e armëve të fshehta kibernetike, por edhe vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj regjimit. Parashikohet gjithashtu një mbështetja e zërave antiqeveritarë në internet.