Top Channel/Prag konflikti në kufirin Kosovë-Serbi, serbët bllokojnë rrugën-shkojnë njësi speciale!
21/09/2021 09:20

Grupe serbësh kanë bllokuar pikën kufitare të Jarinjës në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur reciprocitetin lidhur me target e automjeteve. Serbët zunë rrugën pavarësisht paralajmërimeve të Njësive speciale të Kosovës për të lejuar kalimin e mjeteve. Forcat policore kosovare janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi, ku pika e Jarinjës u detyrua të mbyllej.