Duke komentuar posterin e kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, kryeministri Rama tha se nuk është problem që në një moment ka vendosur të ngejë gishtin e mesit, por problemi më i madh është fakti se si ky individ ka pranuar të bëhet parfum, apo maskë për zorrën qorre, që Shqipëria duhet ta operojë sa më parë. Me zorrë qorre, kryeministri i referohet dyshes Berisha-Meta.