Tensionet kanë përfshirë Kubën, ku në disa qytete, ndër të cilat Moron, kanë shpërthyer protesta të dhunshme. Qytetarët kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj krizës politike dhe ekonomike, e në Moron, tubuesit i vunë flakën zyrave të Partisë Komuniste, në shenjë zemërimi me lidershipin e vendit.