Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR në një intervistë ekskluzive nga Dubai për Grida Dumën në Top Story i ka dhënë përgjigje akuzave dhe pretendimeve të opozitës për projektin që do të transformojë portin e Durrësit. Alabbar mohoi kategorikisht të ketë qenë i favorizuar nga qeveria shqiptare për projektin e tij që do të transformojë portin e Durrësit nga një port mallrash, në një marinë për jahte, godina banimi dhe hotele.