Gjatë muajit korrik, rreth 91 mijë persona, kryesisht turistë dhe emigrantë, hynë në vendin tonë përmes portit të Durrësit për të kaluar pushimet në Shqipëri. Rreth 123,210 pasagjerë dhe 39,480 automjete udhëtuan nga dhe drejt portit të Durrësit përgjatë muajit korrik, ndërsa fluksi vijon më i lartë këtë muaj.