Në një kohë kur qeveria po kalon sot në parlament me shpejtësi miratimin për projektin e transformimit të Portit të Durrësit, Bashkimi Europian ka tërhequr grantin e planifikuar për zhvillimin e projektit. Bëhet fjalë për një grant prej 28 milionë euro të planifikuar për këtë projekt nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku përmes tij planifikohej rikonstruksioni i kalatave 1 dhe 2 i terminalit Perëndimor të Portit të Durrësit.