Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet të listës së PS për zgjedhjet e 11 majit, nuk munguan as batutat nga kryeministri Edi Rama. Kryesocialisti iu drejtua Halit Valterit duke i thënë “Shko tani dhe thuaju të tuve ‘hajdeni këtu se do mbeteni në kënetë’”.