Cristiano Ronaldo do të martohet! Ylli portugez i futbollit ka marrë një tjetër “po” historike, këtë herë jashtë fushës së lojës. Partnerja e tij prej vitesh, Georgina Rodriguez, ka ndarë me ndjekësit lajmin e shumëpritur, ajo ka pranuar propozimin për martesë nga CR7. Në një postim romantik në Instagram, Georgina ka publikuar një foto ku shfaqet unaza mahnitëse e fejesës, shoqëruar me mbishkrimin: “Po, e dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia.”