Kryeministri polak Donald Tusk ka propozuar një zgjidhje ekstreme për parandalimin e emigrantëve që kalojnë në mënyrë të parregullt kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë. Kreu i qeverisë në Varshavë planifikon të pezullojë fare të drejtën për azil. Por për këtë, ka hasur në kundërshti jo vetëm nga opozita, por edhe brenda vetë kabinetit të tij.