Polonia po investon rreth 2.5 miliardë dollarë për të rritur sigurinë në kufirin e saj me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, ka bërë të ditur të shtunën kryeministri, Donald Tusk. Ai ka thënë se puna në projektin Shield-East, i cili përfshin ndërtimin e fortifikimeve të duhura ushtarake, tashmë ka filluar.