Viti i ri hyri me flakë gjigande në qiellin e Kejp Taunit, në Afrikën e Jugut ku një zjarr masiv përfshiu ndërtesën e parlamentit vendas. Zjarrfikësit e patën të vështirë betejën me flakë, të cilat nuk mundën t`i vinin nën kontroll pervecse pas disa orësh, ndëra shtëllunga e tymit shihej disa kilometra larg.