arsimit të lartë deri më 2030 që synon përafrimin me legjislacionin europian. Ky plan i hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me akademikë kërkon të avancojë më tej ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe të forcojë pavarësinë e tyre. Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë dokument të rëndësishëm për të përmirësuar më tej cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë, duke investuar më shumë në teknologji.