Është aksiomë e njohur që korrupsioni i ka rrënjët që në bankat e shkollës dhe auditoret e studentëve. Nëse sot paguan para për të marrë një provim , apo për të patur rezultate të larta, nesër je i destinuar, që të bëhesh një zyrtar i korruptuar, që shërbimet qytetarëve, ua ofron kundrejt parave. Është gati të publikohet këto ditë raporti i monitorimit mbi Perceptimin e Qytetarëve për Korrupsionin në Shqipëri.