Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zgjodhi kishën e Shën Gjon Pagëzorit për të përcjellë urimet me rastin e festës së Pashkëve për të gjithë besimtarët e krishterë Përmes kësaj video prodhuar me AI kryeministri Edi Rama i uroj Pashkën besimtarëve katolik dhe ortodoks, pasuar nga ky koment më pas në podcastin e tij Flasim. Uroj Gëzuar Pashkët! Gëzuar Pashkët besimtarëve katolikë, atyre ortodoksë, por gëzuar Pashkët edhe të gjithë shqiptarëve, sepse bekimi i Shqipërisë është që, qofshin Krishtlindje e qoftë Bajram, qofshin Pashkë e qoftë Sulltan Novruzi, ka një atmosferë të përgjithshme dëshire për të përjetuar së bashku festën e një komuniteti tjetër besimi. Gëzuar, pra!