Top Channel/ POLITICO: Numri dy i NATO-s mund të zgjidhet nga Ballkani Perëndimor!
15/08/2024 15:17

Dy ish-zyrtarë të lartë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë në mesin e personave në garë për postin e zëvendëskryetarit të NATO-s. Zëvendës shefi aktual i aleancës, Mircea Xhoana, i cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2019, pritet të japë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë në nëntor, pohuan burime të NATO-s për POLITICO. Kjo e fundit citon një diplomat të lartë të aleancës të rrëfejë se ka konsensus të gjerë mes anëtarëve që krahu i djathtë i kreut të ri të këtij organizmi, Mark Rutte të jetë një europiano-lindor.. Biseda në selinë e NATO-s përqendrohet në dy ish-zyrtarë një nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Bullgaria, dy vende ballkanike që dikur ishin nën kontrollin sovjetik deri në fund të Luftës së Ftohtë, thotë Politico. “Ndoshta posti do t’i shkojë një gruaje nga Evropa Lindore,” mësohet të jetë shprehur zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu. Rutte pritet të marrë drejtimin e NATO-s më 2 tetor, në kohën kur aleanca ushtarake kërkon një mision urgjent për të forcuar krahun e saj lindor në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm rus. Gjermania ka shfaqur shqetësimin se Rusia mund të jetë gati të sulmojë ushtarakisht vendet e NATO-s gjatë viteve te ardhshme. Një prej emrave më të laskuar deri tani duket se është edhe ai i ish-ministres së mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska. Nëse zgjidhet vërtet, ajo do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s ndonjëherë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Europian.

Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
Top Channel/ Kosova “e lirë” nga sanksionet: BE heq të gjitha masat shtrënguese
17/03 15:17
Top News- Njohja e ID të lëshuara nga Serbia / Ambasada e SHBA mirëpret ndryshimet në ligj
17/03 11:52
Top Channel/Ambasada e SHBA përshëndet kompromisin e Kurtit: Por konsultohuni dhe me serbët!
17/03 11:29
Top News- Tragjedia që tronditi Gjakovën/ Autori vetëdorëzohet në polici së bashku me armën e krimit
17/03 10:44
Top Channel/ Krim në Gjakovë, qëllohem me armë dy persona, njëri humb jetën
16/03 15:11
Top News-Marrëveshjet ‘peng’ i krizës politike/ Bllokada në Kuvend rrezikon investimet ndërkombëtare
16/03 14:15
DIGITALB DIGITALB