Bllokimi i akseve rrugore ishte qëllimi i protestës së sotme, u shpreh deputeti Edi Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit në Durrës, ku po vijon protesta e demokratëve. Duke folur për thirrjen e Policisë së Shtetit që paralajmëroi se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale, Paloka tha “policia nuk duhet të provokojë”.