Top Channel/ Policia, shefat e rinj në “skaner”, zgjidhen drejtuesit në 12 qarqe
14/11/2024 19:31

Policia ndryshon faqe, në të 12 qerqet e vendit do të kemi për herë të parë një gjeneratë të re drejtuesish policie që kanë dalë nga një konkurs ku kaluan filtrin e integritetit e profesionalizmit. Tirana qarku më i madh i vendit i është besuar Elton Alushit i cili deri më tani mbante detyrën e zëvendës drejtorit për hetimin e krimeve në Vlorë. Elton Alushi zëvendëson në këtë detyrë, Tonin Vocajn. Kreu i ri i policisë në Durrës do të jetë Vilson Bala, i cili deri tani ka drejtuar Forcat Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme. Vilson Bala pritet të zëvendësojë kreun aktual të policisë Skënder Hitaj. Skënder Hitaj që lë Durrësin nuk do të mbetet pa post. Ai do të drejtojë policinë e Fierit, post të cilin e mbante deri më tani Lorenc Panganika. Në Elbasan postin e lënë bosh nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda do ta zërë Fatmir Hoxha, i cili më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit në policisë së Gjirokastrës dhe atë të drejtorit të Kufirit në Korçë. Në Shkodër ku situata me krimin mbetet e nxehtë është zgjedhur në krye të Policisë, Fatmir Lleshaj. E pikërisht zbardhja e masakrës së Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona ishte porosia e parë që ministri i linjës Ervin Hoxha i la. Në vitin 2002 Lleshaj ka qënë shef qarkullimi në Shkodër. Lleshaj zëvendëson në këtë post Edmond Sulajn. Në vend të Alfred Elezaj, Policinë e Lezhës do ta drejtojë Altin Mena, zëvendës drejtor aktual i policisë së Lezhës. I sapo graduar me gradën “drejtues” Mena prej vitesh është pjesë e radhëve të policisë. Posti më i lartë që ai ka mbajtur në karriere është ai aktual si zëvendës drejtor policisë për rendin dhe sigurinë në Lezhë. Në këtë qytet më herët ai ka shërbyer si shef i qarkullimit rrugor. Mena gjithashtu ka mbajtur edhe detyrën e shefit të komisariati, post ky që e ushtroi në qarkun e Beratit. Drejtimi i policisë së qarkut më të madh në juglindje, Korçës i është besuar Erion Ahmeti, i cili më herët ka mbajtur detyrën e hmeti ka qenë shefi i qarkullimit rrugor në policinë e Tiranës. Ahmeti i merr drejtimin e policisë së këtij qarku Gjovalin Lokës. Në Vlorë, në vend të Ermal Muçës, drjetuesi i ri i policisë do të jetë Elidon Çela ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, aktualisht te Standardet Profesionale. Posti i drejtorit të policisë së Gjirokastrës i është besuar Altin Mezirajt, i cili do të zëvendësojë një emër të njohur në polici si Adian Çipa. Meziraj ka qënë më herët zv.drejtor krimesh në Policinë e Tiranës dhe shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme. Në Berat Kastriot Skënderajn do ta zëvendësojë Luigj Vathi, i cili më herët ka mbajtur detyrën e drejtori i kufirit dhe emigracionit në Vlorë Drejtimin e qarkut të Kukësit e ka marrë Gentian Berberi që më herët ka qënë zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve në Lezhë. Gentian Berberi do të zëvendësojë Arben Dashin. Ndërkohë qarkun e Dibrës që drejtohej nga Dhimitraq Ziu e merr tani Artion Duka, ish-Drejtor i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58