Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me në rrugën interurbane Elbasan – Tuneli i Krrabës – Elbasan, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. Kështu gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 174 km/h deri në 224 km/h, në kulmin e trafikut.