Top Channel/ Policia ndal përleshjen në PD/ Ndërhyrja pasi deputetët kërkuan ndihmë
08/01/2022 19:33

Vetëm ndërhyrja e policisë arriti të përshkallëzonte dhunën dhe qetësonte situatën e krijuar këtë të shtunë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha. Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha kanë provuar të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zmbraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu janë zmbrapsur, ndërsa nga brenda selisë po përdoret gazlotsjellës. Duke përdorur shkallët, mbështetësit e zotit Berisha kanë tentuar të hyjnë në katet e sipërme, duke përdorur dhe sende të forta e gurë që kanë thyer xhamat. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej. Policia ndërhyri në një kohë të shkurtër duke përdorur gazin lotsjellës. Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha u shpërndanë. Njësitë e policisë arritën të marrin kontrollin e godinës së PD-së, duke vendosur një numër të madh efektivësh në hyrjen kryesore të saj. Për situatën e krijuar pati reagime të shumta nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. Ata njëzëri dënuan aktet e dhunës, duke u bërë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të veprojnë me qetësi. Policia, pas qetësimit të situatës, njoftoi se ka shpallur “skenë krimi” godinën e PD-së, duke vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të saj.

Top News – Kosova kërkon ‘një shans të ri’ / Lidership më pak “egoist” dhe rimëkëmbje ekonomike
23/12 12:09
Top Channel/ Protesta e shoferëve në Vlorë/ “Stacion të ri ku të duam ne, jo ku të duan ata
23/12 11:50
Top News – 7 metra në vit, deti po gëlltit ishujt / Banorët lëshojnë alarmin: Ku do të jetojmë…?
23/12 11:49
Top Channel/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët tentojnë të futen në sallë
23/12 11:32
Top News – Rusia ‘bën shoshë’ Odesën / Përshkallëzon sulmet mbi rajon, në shënjestër portet
23/12 11:23
Top News – Vijnë luftanijet e klasit ‘Trump’/ Presidenti prezanton “Flotën e artë”, i vë emrin e tij
23/12 11:14
Top News- Kaos dhe debate në Parlament, ‘Etika’ përjashton 6 deputetë të PD për 30 ditë
23/12 11:06
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top News- Paraburgim për ish-pjesëtarin e MPB serbe/ Sveçla: Ka pasur njohuri për sulmin në Banjskë
23/12 10:45
Top News- Përplasje Manja- Vokshi në Komisionin e Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD
23/12 10:31
Top Channel/ Deputetja e PS, Olta Xhaçka paraqitet në SPAK
23/12 10:19
Top News- Deputetja e PS, Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
23/12 10:11
Top News- Trump nuk heq dorë nga Groenlanda/ Presidenti: Na duhet për sigurinë tonë kombëtare
23/12 10:09
ÇASTET e TMERRIT/ Masakrohet me THIKË 40 vjeçarja/ Pas VRASJES ndodh… Pamjet E RËNDA
23/12 09:57
Top News- ‘Babëgjyshë’ në liqenin e Shkodrës, pedalojnë mbi ujë
23/12 09:35
Top News- “Ja do vdesim, ja do rrojmë”, protestuesi merr flakë, çfarë ndodhi në protestën e PD
22/12 21:41
Top News- Policia marshon drejt Ministrisë së Brendshme, “në ndjekje” të protestuesve
22/12 21:20
Top Channel/ Kërkesat e opozitës në shesh/ PD njofton se tubimet do të vazhdojnë
22/12 20:52
Top Channel/ Bomba molotovi drejt Kryeministrisë, 1300 policë në luftë me protestuesit
22/12 20:51
Top Channel/ PD nis protestat kombëtare pas 5 foltoresh para kryeministrisë
22/12 20:51
DIGITALB DIGITALB