Policia është duke vijuar aksionin për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. Si rezultat i aksionit në Golem dhe Spille janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Kështu janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.