Policia është vënë në kërkim të pronarit të kamionit, mbi të cilin është vendosur baneri “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”. Ai kërkohet me qëllim për të larguar mjetin nga vendqëndrimi, pasi ka nisur lëvizja e barrikadave. Mësohet se pronari i kamionit nuk dihet se cili është, apo nëse është apo jo në vendngjarje.