Policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk kanë kaluar pranë vijave të bardha. Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.