Policia e Kosovës ka nisur një operacion blic në veri të vendit, i cili sipas zëdhënësit të saj Veton Elshani, lidhet pikërisht me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku. Teksa konfirmoi operacionin, Elshani nuk dha detaje të tjera rreth tij. Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator nga rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar , të cilët u fshehën në manastirun e zonës për disa orë.