Top Channel/ Policia e Kosovës, autokolonë drejt Bërnjakut- në kufi fluturojnë “MIG”-ët serbë
26/09/2021 11:07

Automjete të policisë së Kosovës kaluan mëngjesin e sotëm në qytetin e Zubin Potokut në veri e iu drejtuan pikës kufitare të Bërnjakut të ndodhur atje.Mediat vendase raportojnë sakaq se avionë “MIG” të ushtrisë serbe kanë fluturuar në hapësirën ajrore pranë kufirit me Kosovën, cka bëri që protestuesit serbë t`i duartrokasin. Të shtunën, Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok iu vu flaka, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.Për shkak të zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 25 shtator ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës. Disa media në Serbi kanë raportuar për lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën, por ushtria serbe nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë çështje. Kryeministri Albin Kurti tha se për sa kohë të ketë rrezik në pikat kufitare, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk do të lëvizin prej aty. “Ndërtesat në Bërnjak dhe Jarinjë janë aty sepse njësia speciale është aty”, tha Kurti. Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se janë ftuar nga faktori ndërkombëtar që të shkojnë në Bruksel për të diskutuar lidhur me situatën në veri, por, sipas tij, kjo ftesë është refuzuar nga Beogradi. “Serbia nuk është e interesuar për fqinjësi të mirë. Serbia nuk është e interesuar për dialog”, deklaroi ai.

Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11