Operatorët turistikë dhe banorët e fshatrave në liqenin e Komanit janë ngritur sot në protestë duke bllokuar tunelin e hidrocentralit. Ata kundërshtojnë aksionin e policisë që solli bllokimin e varkave me të cilat transportonin turistët. Banorët thonë se turizmi është bllokuar nga ky aksion dhe në bujtinat e tyre nuk ka më as ushqime.