55-vjeçari Caush Saliasi, baba I 3 fëmijëve, mbrëmjen e së hënës doli si çdo ditë në punë për të shërbyer në turnin e III-të në patrullën e përgjithshme të komisariatit nr 3. Telefonatën e fundit e pati me të birin në Angli të cilit i tha se po niste punën dhe nuk mun të vazhdonte më bisedën. Pas kësaj telefonate kaluan vetëm pak minuta dhe të shtënat me armë zjarri nga dora e kolegut të tij 25-vjeçar, Ludian Zaimi i morën jetën. Shkak ngjarjen dyshohet të ishte një konflikt për motive banale I nisur së fundmi mes tyre.