Arbër Sula, i cili ishte polic deri ditën kur shkrepi armën e shërbimit dhe vrau Jurgen Dukën, u përpoq të shmangte vështrimin e kujtdo duke fshehur fytyrën mes pëllëmbëve. Megjithatë kur filmimi u ndërpre, 30- vjeçari i kërkoi ndjesë familjes së viktimës që e vrau në 14 dhjetor me frazën ” më kërcënuan dhe gjendja ime psikologjike ka qenë e rënduar gjatë gjithë kësaj kohe”.