Top Channel/ Polici përndjek e përplas me makinë kolegen. Në 2022 u “dogjën” për një puthje
10/05/2024 19:21

Një puthje mes dy kolegëve policë në Vlorë iu kushtoi të dyve pezullimin për disa kohë nga detyra e më pas transferimin. Por, historia mes të dyve duket të mos jetë mbyllur me kaq. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka shpallur në kërkim efektivin, Festim Xhafa pasi rezulton që në datë 3 maj të ketë përplasur me automjetin e tij ish-kolegen e komisaritatit të Vlorës, Viola Çuka. Ngjarja ka ndodhur përgjatë Bulevardit kryesor të Himarës, ndërsa pas aksidentit Festim Xhafa është larguar me shpejtësi për ta braktisur më pas automjetin në Vlorë. Sipas Agjencisë së Mbikqyrjes policore, mbi policin Xhafa rëndojnë disa vepra penale si përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Mes të dyve dyshohet të ketë pasur një lidhje intime që shkaktoi pezullimin e të dyve nga detyra në korrik të vitit 2022, kur në rrjetet sociale u publika një foto, teksa dy efektivët putheshin brenda automjetit të policisë në shërbim. Pezullimi zgjati pak kohë dhe Festim Xhafa u transferua në komisariatin e Himarës, me detyrë inspektor, ndërsa Viola Çuka rinisi punë në drejtorinë e policisë së Vlorës si punonjëse e policisë së rendit. Ndarja, dyshohet të jetë bërë shkak për përndjekjen dhe përplasjen e polices nga ish-kolegu. Ishte kjo e fundit që pas aksidentit e kallëzoi penalisht Festim Xhafën në polici.

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30