Me tezën se polici Jeton Lami është në moshë të re dhe nuk ka ndërmend të arratiset, dy mbrojtësit e tij shpresuan se gjykata e apelit do ja zbuste masën nga arrest me burg në arrest shtëpie. Por për gjykatën ekzistojnë të gjitha kushtet që polici i cili eskortoi të shumë kërkuarin Ervis Martinaj duke e mbrojtur atë nga një arrestim i mundshëm, të mbahet në paraburgim.