Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në urën e Shkozës në Tiranë rreth orës 06:15. Punonjësi i policisë së Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.