Prej 2019 misioni i FRONTEX operon në Shqipëri në bashkëpunim me policinë kufitare për të parandaluar emigracionin e paligjshëm. Por pas një hetimi të kryer prej disa muajsh në Gjirokastër rezultoi se vetë kordinatori i operacionit me FRONTEX dhe shefat e emigracionit dhe hetimit, në vend që të parandalonin emigracionin e paligjshëm e favorizonin atë. Për këtë arsye ata dhe 6 punonjës policie u pezulluan nga puna.