Ka nisur në Kosovë protesta e Njësisë Speciale Intervenues (NJSI), e cila është përkrahur nga Sindikata e Policisë së Kosovës, përpara ndërtesës së qeverisë. Në këtë protestë ata kërkojnë rikategorizimin e pagave dhe shtesave të rrezikshmërisë. Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka paraqitur 15 kërkesa për qeverinë e Kosovës. Sipas tij, kërkesat e tyre janë legjitime dhe kërkojnë nga qeveria zgjidhja sa më të shpejtë.