Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë ”arrest në burg” për tre punonjësit e komisariatit të policisë të cilët u arrestuan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas vetëvarjes së Ilvi Metës brenda ambjenteve të komisariatit të policisë më 4 maj. Mbrojtja e të arrestuarve kërkoi një masë më të lehtë shtrënguese duke deklaruar se janë persona pa rrezikshmëri shoqërore, por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën duke caktuar arrest në burg për të tre deri në përfundim të hetimeve.