Gjykata e Lushnjës vendosi të lejë në burg Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij. Avokatët Ndue Reci dhe Ndue Pjetra kërkuan një afat dy mujor hetimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Njëri prej avokatëve tha se policia bashkiake ka vepruar arbitrarisht dhe se kryetari i bashkisë vepronte si bajraktar.