Gjuhëtarja Natasha Shuteriqi në podcastin “flasim” të kryeministrit është ndalur dhe te romani “Kurbani” i Ramës. Shuteriqi i tha Ramës se në këtë roman ka një sintaksë të çuditshme, por megjithatë shumë shqip. Më tej, Shuteriqi i tha kryeministrit se përdorimi nga ana e tij e parafjalës përpara ndajfoljes, në formatin “në ndërkohë” po kthehet në një rregull gati gati. “Sintaksa juaj është e çuditshme. E mrekullueshme dhe shumë shqip. Fjalitë mund të shkojnë me 9 reshta një folje dhe pa fund pjesore. Më ka surprizuar marrëdhënia juaj me shqipen. Një gabim gjuhësor kur përmendet shpesh kthehet në rregull. Jeni pjesë e grupit që vendosni parafjalë përpara ndajfoljes, përdorni shpesh “në ndërkohë””, tha Shuteriqi