Në prag të Krishtlindjes, mijëra emigrantë që jetojnë jashtë vendit po kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre. Porti detar i Durrësit po përballet me një fluks në rritje të udhëtarëve që mbërrijnë me tragete nga Italia. Dy ditët e fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar, më e madhja në vend për transportin detar, kanë hyrë në Shqipëri mbi 6000 persona dhe 1400 mjete.