Kur viti 2021 ka nisur numërimin mbrapsht, në portin detar të Durrësit ka nisur fluksi i udhëtarëve. Emigrantë të shumtë po mbërrijnë këto ditë në port, për të udhëtuar më pas drejt qyteteve të ndryshme ku ndodhen familjet e tyre. Festat e fundvitit janë një arsye më shumë për të qenë bashkë, pavarësisht pandemisë dhe kufizimeve të saj.