Policia në Gjirokastër ka finalizuar një tjetër operacion të koduar “ROAD GUARD 18”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi i cili transportonte katër emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. 36-vjeçari u ndalua në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, ndërsa iu sekuestrua një automjet, para dhe një aparat celular.