Një 36-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar tetë emigrantë nga vendet e treta që synon të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së. 36-vjeçari R.A u kap në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, Gjirokastër i cili me automjetin e tij tipi “Volkswagen” po transportonte emigrantët nga Saranda drejt Tiranës, kundrejt pagesës.