Një 47- vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm. Eduart Idrizi u kap në vendin e quajtur “Poçem”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”emigrantët, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.