Autoritetet polake njoftuan se kanë ndaluar me qindra azilkërkues që kërkonin të hynin ilegalisht në vend nga Bjellorusia. Varshava e akuzoi Minskun se po përpiqet të shkaktojë një konflikt madhor në kufi, ku janë duke u mbledhur gradualisht me mijëra vetë. Zëdhënësi i forcave polake të sigurisë, Stanislaw Zaryn foli për një përpjekje të koordinuar të refugjatëve për të kaluar në tokën polake, e cila sipas tij, kontrollohet nga forcat bjelloruse.